Marel nuk është thjesht një dyqan alkooli – këtu çdo shishe fsheh një histori dhe çdo shije është një eksperiencë e paharrueshme. Ekipi ynë përbëhet nga njerëz që nuk mund ta imagjinojnë veten të punojnë në asnjë industri tjetër. Pasioni është çelësi i suksesit tonë dhe ajo që na shtyn çdo ditë të kërkojmë dhe të sjellim alkolet më të veçanta nga e gjithë bota, vetëm për ju.
Experience Italian Tradition In Your Home With Cipriani Products
Marel hapi dyert e saj tre vite më parë në zemër të qytetit të Tiranës, por rrugëtimi ynë nisi 20 vite më parë, kur hodhëm hapat e parë në industrinë e alkoolit.
Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të krijojmë një hapësirë ku klientët të gjejnë cilësi dhe shumëllojshmëri, duke pasuruar vazhdimisht koleksionin tonë me etiketa të veçanta nga e gjithë bota.
Këto 20 vite kanë qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, dhe me krenari mund të themi se kemi kontribuar në zhvillimin e industrisë së alkoolit. Falë besimit të konsumatorëve dhe partnerëve tanë, shohim përpara me optimizëm dhe besim për të vazhduar këtë rrugëtim të suksesshëm për shumë vite të tjera.