Rreth
Marel
Marel
Marel hapi dyert e saj tre vjet më parë në zemër të qytetit të Tiranës, por rrugëtimi ynë nisi 20 vite më parë, kur hodhëm hapat e parë në industrinë e alkoolit. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të krijojmë një hapësirë ku klientët të gjejnë cilësi dhe shumëllojshmëri, duke pasuruar vazhdimisht koleksionin tonë me etiketa të veçanta nga e gjithë bota.
Këto 20 vite kanë qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, dhe me krenari mund të themi se kemi kontribuar në zhvillimin e industrisë së alkoolit. Falë besimit të konsumatorëve dhe partnerëve tanë, shohim përpara me optimizëm dhe besim për të vazhduar këtë rrugëtim të suksesshëm për shumë vite të tjera.